LajmeSport

Gati oferta prej 90 milionë eurosh

Manchester City po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke synuar mesfushorin e talentuar të Lille, Ayyoub Bouaddi.

Sipas gazetarit Nico Schira, kampionët e Anglisë kanë arritur tashmë marrëveshje me futbollistin maroken për kushtet personale. Bouaddi ka pranuar një kontratë që do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2031.

Tashmë fokusi i drejtuesve të Manchester Cityt është arritja e një marrëveshjeje me Lille, me klubin anglez që po përgatit një ofertë prej rreth 90 milionë eurosh për ta bindur skuadrën franceze të lejojë largimin e mesfushorit.

Nëse transferimi realizohet, Bouaddi do të bëhej një nga blerjet më të shtrenjta të Manchester Cityt dhe një tjetër investim i madh për të ardhmen e mesfushës së skuadrës së Pep Guardiolës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close