
Vendimi i Qeverisë në detyrë për rrënimin e disa vilave, siç është thënë pa leje, rreth Liqenit të Ujmanit është pasuar me reagime të ashpra të BE-së, Britanisë së madhe dhe Gjermanisë.
Blloku evropian ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës u ndërmor në kohën kur banorët kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor, të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”. Por kjo e fundit ka thënë se 11 shtëpitë e rrënuara ndodheshin ilegalisht në pronën e saj.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, jurist Valdet Hoxha, thotë se autoritetet e Kosovës do të duhej të ishin më transparente në këtë çështje.
“Çështjet ligjore s’do duhej të diskutoheshin fare zbatimi ligjit në gjithë territorin ndaj gjitha palëve është imperativ jo çështje e vullnetit të lirë po imeperative si për institucionet ashtu edhe për individët e caktuar. Mekanizmat ligjor duhet të funksionojnë si të pavarura dhe të marrin veprime ligjore transparente Sa i përket reagimit të ndërkombëtarëve natyrshme qe përveç vendimeve te institucioneve tona organet kompetente agjencitë që pretendojnë për pronësi ne ato prona te komunikojnë me partnerët sepse disa gjëra edhe pse janë ligjore kërkojnë një transparencë më radikale më të madhe sidomos me komuniteti joshumicë. Krahas zbatimit të ligjshmërisë do të duhej paralelisht të funksionojë edhe diplomacia me partnerët strategjik. Natyrisht qe çdo vendim i gjykatës do duhej të respektohej ne s’kmei parë nëse gjykatat kanë dhënë ndonjë vendim masë të përkohshme..”, tha Hoxha për rtv21
Aksioni i rrënimit u zhvillua nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe u asistua nga Policia e Kosovës.
Pronarët e vilave të rrënuara pretenduan se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave.
Njohësi i Sigurisë, Bedri Elezi, paralajmëron protesta të serbëve pas rrënimit të vilave në Ujman. Sipas tij çdo vendim që e largon Kosovën nga partnerët ndërkombëtarë duhet të anashkalohet.
Incizimi: Bedri Elezi, njohës i Sigurisë
“Institucione rks duhet ta kenë parasysh që marrëdhëniet e ka me partnerët është ë marrëdhënie qe determinon çështjet e sigurisë kur kemi parasysh që ka probleme të sigurisë politike ne duhet te bëjmë veprime që na riafrojnë me faktorin ndërkombëtarë dhe asnjë mënyrë veprime që na largojnë nga marrëdhëniet ky fakt i rrëzimit te objekteve pa leje ne ujman është i bazuar ne ligje por duhet pas parasysh faktin nëse ato shkaktojnë probleme në marrëdhëniet ndërkombëtare këto reagime do kenë pasoja serioze afatgjate për vendin”, theksoi Elezi për rtv21
Ndryshe mendon Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus. Sipas tij reagimi ndërkombëtarë është vetëm një shqetësim për ndonjë përplasje të re në veri por, sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet.
“Nuk mund te ngjallen tensione përderisa sundon ligji. Është dashur te merren me herët këto vendime. Faktori dëshmi e frikës se tyre për tensione përplasje të reja”, deklaroi Kuçi për rtv21
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” dje ka u dhënë ultimatum banorëve të zonës kadastrale në afërsi të Liqenit të Ujmanit, që brenda shtatë ditësh të dorëzojnë dëshmitë pronësore mbi tokat dhe objektet e tyre. Në dokumentin i cili mban datën 22 korrik, thuhet se kërkesa u drejtohet të gjithë banorëve që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e mbuluar nga projektet e ndërmarrjes.



