
Ministri i Brendshëm Toshkovski përsëriti edhe një herë sot nga Gostivari se çdokush që është i përfshirë në këtë rast do të mbajë përgjegjësi ligjore. Toshkovski tha se deri më tani janë thirrur në bisedë shume njerëz dhe po punohet në zgjerimin dhe përgjegjësinë e secilit që ka bërë veprim kundërligjor ose që nuk kanë ndërmarrë masa në kuadër të ingerencave
“Secili që ka gabuar duhet të japë përgjegjësi, si mësim për të gjithë të tjerët, që të mendojnë dy herë se çfarë do të bëjnë në jetën e tyre më tej, veçanërisht kur bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë. Mjaft më që proceset t’i udhëheqim në mënyrë sipërfaqësore dhe në bazë të asaj se kujt i shkojnë për shtat. Njëherë e përgjithmonë duhet të ketë procedura, rregulla dhe mënyrë pune që duhet të garantojë standarde të përshtatshme, të cilat janë në interes të qytetarëve tanë. Një numër i madh njerëzish janë thirrur në biseda lidhur me këtë rast. Po ndërmerren një numër i madh veprimesh hetimore, në kuadër të asaj që është urdhëruar nga Prokuroria Publike” – Pançe Toshko. Kijistër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk



