LajmeSport

Takim sekret në Madrid! Reali lëviz në heshtje, kontratë deri në vitin 2030 për Rodrin

Real Madridi duket se ka nisur lëvizjet konkrete për të transferuar një nga mesfushorët më të mirë në botë.

ipas raportimeve të fundit, ditën e djeshme është zhvilluar një takim sekret në një restorant në Madrid mes drejtuesve të klubit “merengues” dhe agjentëve të Rodrit.

Burimet bëjnë të ditur se bisedimet janë përqendruar te mundësia e transferimit të mesfushorit spanjoll, ndërsa Reali është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2030.

Rodri konsiderohet prej kohësh objektivi kryesor i madrilenëve për të përforcuar mesfushën, falë cilësive të tij si organizator loje, lider dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Megjithatë, një marrëveshje nuk pritet të jetë e lehtë. Manchester City e vlerëson shumë 30-vjeçarin dhe nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta lërë të largohet pa një ofertë rekord. Takimi i zhvilluar në Madrid shihet si një hap i rëndësishëm në strategjinë e Realit, që synon të sigurojë shërbimet e Rodrit në një nga operacionet më të bujshme të merkatos së verës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close