Miloshoski për 23 Tetorin: Maqedonia është ideal dhe amanet që na obligon ta ndërtojmë të ardhmen e saj

Antonio Milloshoski ka uruar qytetarët me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, duke përcjellë një mesazh për respekt ndaj trashëgimisë revolucionare dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së Maqedonisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Milloshoski theksoi se Maqedonia në vetvete përfaqëson një ideal, ndërsa Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) e përshkroi si ruajtëse historike të këtyre idealeve.

Ai bëri të ditur se me vendosjen e luleve të freskëta është nderuar kujtimi i themeluesve të Organizatës, të cilët i cilësoi si “idealistë të palëkundur”, të përkushtuar ndaj ëndrrës për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

Sipas Milloshoskit, vepra e tyre ka lënë një amanet që i obligon brezat e sotëm ta ruajnë kujtesën historike, t’i nderojnë sakrificat dhe të kontribuojnë me përgjegjësi për të ardhmen e shtetit.

“Respekt për të kaluarën, përgjegjësi për të tashmen dhe besim në të ardhmen. Rroftë Maqedonia!”, porositi Milloshoski në urimin e tij me rastin e festës.