LajmeSport

Vuri bast për Spanjën, personazhi i njohur fiton 1.6 milionë dollarë

Finalja e Kampionatit Botëror 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës nuk dhuroi vetëm emocione në fushën e lojës, por edhe baste me shifra marramendëse nga personazhet e njohur të shoubizit ndërkombëtar.

Media personaliteti e njohur Mia Khalifa korri një fitim prej 1.65 milionë dollarësh pasi vendosi një bast prej 1 milion dollarësh për fitoren e Spanjës. Influencuesja, emri i vërtetë i së cilës është Sarah Joe Chamoun, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video dhe screenshot të tiketës nga platforma e basteve “1win”.

“Besova dhe fitova diçka të madhe. Aq me fat që jam krenare për vendin tim Spanjën, (ndonëse nuk kam asnjë pikë gjaku spanjoll)”, shkroi ajo me doza humori.

Khalifa kishte mbështetur Spanjën gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror, ndërsa haptazi kishte shprehur aversionin e saj për kombëtaren e Argjentinës. Në një intervistë të fundit ajo deklaroi me shaka: “Po bëj tifozllëk kundër Argjentinës thjesht për dashurinë ndaj sportit të urrejtjes (hating)”.

Në krahun tjetër, reperi i njohur kanadez Drake pësoi një tjetër humbje financiare të bujshme. Ai vendosi 1.5 milionë dollarë bast për fitoren e Argjentinës brenda kohës rregullt prej 90 minutash. Nëse Argjentina do të fitonte ndeshjen në kohën e rregullt, reperi do të arkëtonte më shumë se 5.1 milionë dollarë.

Kjo humbje i shtohet listës së gjatë të basteve të dështuara të reperit, fenomen që mes tifozëve njihet gjerësisht si “Mallkimi i Drake”.

Ndeshja finale përfundoi me fitoren e Spanjës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Golat nuk u shënuan gjatë 90 minutave të rregullta, por në minutën e 106-të, sulmuesi Ferran Torres shënoi golin e vendimit pas një asistimi të shkëlqyer me kokë nga Nico Williams, duke i dhuruar Spanjës trofeun e dytë të Kampionatit Botëror në histori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close