LajmeSport

Shkëndija: Gjorgjievski dhe Manev me të drejtë loje ndaj Bravos

Dy përforcimet më të reja të Shkëndijës janë federuar me sukses dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Pollozhani për ndeshjen e parë ndaj NK Bravos në UEFA Conference League.

Sulmuesi Marko Gjorgjievski dhe mbrojtësi Jovan Manev kanë marrë zyrtarisht të drejtën e lojës për ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League ndaj NK Bravos.

Pas përfundimit me sukses të procedurave të regjistrimit nga departamenti administrativ i klubit, dy futbollistët janë shtuar në listën zyrtare të UEFA-s dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Pollozhani për sfidën e së enjtes në Lubjanë.

Edhe pse i janë bashkuar së fundmi ekipit dhe kanë zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me skuadrën, Gjorgjievski dhe Manev do të jenë në kombinim për të dhënë kontributin e tyre në përballjen e parë ndaj skuadrës sllovene.

Related Articles

Back to top button
Close
Close