Deputetja e Lidhjes për Shqiptarët, Ilire Dauti në një postim ka thumbuar udhëtimin e zëvendëskryeministrit Bekim Sali në diaspor ku po zhvillon takime së bashku me deputeten Saliu. Dauti i drejtohet Salit se “Kur niseni për diasporë, vëreni gishtin në mendje, të gjithë ju që e bëtë mërgatën jorezidente, disa me Rregulloren e Regjistrimit e disa me vendim të Qeverisë!”, shkruan Top24
Kur niseni për diasporë, vëreni gishtin në mendje, të gjithë ju që e bëtë mërgatën jorezidente, disa me Rregulloren e Regjistrimit e disa me vendim të Qeverisë!
Kujt i drejtoheni?
Çfarë ju thoni?
– Që i bëtë komunat me më pak këshilltarë?
– Që i bëtë vendbanimet me më pak investime nga kreditë dhe fondet e ndryshme?
– Që u takojnë më pak para për kokë banori nga buxheti, në çdo ndarje buxhetore?
Marre ju qoftë, aq herë sa hapa bëni për të shkuar deri atje.
Më falni, boll mundohem të duroj, por ka disa gjëra që nuk bahen. Kjo është një prej tyre, madje një prej atyre të mëdhave, të rënda, të pakalueshme dhe të pafalshme.


