LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Goran Minçev: Punësimi në sektorin publik duhet të bazohet në meritë, kompetenca dhe integritet

Reforma e administratës publike nuk është një përcaktim deklarativ, por një proces që kërkon punë të vazhdueshme, vizion të qartë dhe rezultate konkrete, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në ngjarjes promovuese për avancimin e punësimit bazuar në meritë, integritet dhe kompetenca në sektorin publik, organizuar nga ministria e Administratës Publike dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Ai theksoi se ministria e Administratës Publike, ka ndërmarrë detyrimin të jetë nxitësi i reformave në sektorin publik dhe bartës i ndryshimeve që qytetarët dhe institucionet presin, dhe vlerësoi se reformat janë më të suksesshme kur ato ndërtohen përmes partneritetit, ekspertizës së përbashkët dhe angazhimit të përbashkët.

Sipas ministrit, në periudhën e kaluar u përgatitën dhe u miratuan ligje kyçe sistemike që paraqesin bazën për profesionalizimin e mëtejshëm të administratës publike – Ligji për nëpunësit administrativë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë.

“Me këto zgjidhje ligjore, kemi vendosur standarde të reja në menaxhimin me burimet njerëzore në sektorin publik. Kemi krijuar një kornizë ligjore që afirmon parimet e sistemit të meritës, transparencës, profesionalizmit, llogaridhënies dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional”, theksoi Minçev.

Në ngjarjen u prezantuan sistemi i ri i punësimit i bazuar në meritë, integritet dhe kompetencë, Rregullorja për kompetencat e punës së nëpunësve administrativë dhe Udhëzuesi për punësim të bazuar në integritet, meritë dhe kompetencë.

null

Sipas Minçevit, këto mekanizma duhet të ndihmojnë institucionet të zbatojnë procedura punësimi objektive, të drejta dhe transparente, me fokus në kompetencat reale të kandidatëve dhe integritetin si një vlerë thelbësore në sektorin publik.

“Në këtë mënyrë, po krijojmë kushte për forcimin gradual të sistemit të meritës dhe për uljen e subjektivitetit në proceset e përzgjedhjes dhe punësimit”, theksoi ministri.

Ai shtoi se mbetet detyrimi për të vazhduar me të njëjtën dinamikë dhe përkushtim për ndërtimin e një administrate publike profesionale, moderne dhe evropiane që do të punojë në interes të qytetarëve dhe do të jetë një nxitës i zhvillimit shoqëror.

Sipas Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, reforma e punësimit në sektorin publik është një investim në institucione profesionale dhe shërbime më të mira për qytetarët.

“Reforma e sistemit të punësimit në sektorin publik bazuar në meritë, integritet dhe kompetenca është një investim në institucione më profesionale, integritet më të madh, parandalim më të fortë të korrupsionit dhe shërbime publike më të mira për qytetarët”, theksoi Val.

Ai theksoi se Ministria e Administratës Publike dhe Misioni i OSBE-së kanë bashkuar forcat me një vizion të përbashkët për të krijuar një administratë publike të përgjegjshme dhe efikase duke krijuar një kornizë të re punësimi.

“Së bashku u ofrojmë institucioneve publike udhëzime të qarta dhe praktike me qëllim sigurimin e punësimit të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm bazuar në kompetencat dhe cilësitë e kandidatëve”, tha Val.

Sipas tij, iniciativa është një shembull se si mbështetja praktike dhe zbatimi i praktikave të mira ndërkombëtare mund të kontribuojnë në zbatimin e reformave të qëndrueshme strategjike dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj korrupsionit.

“Suksesi i kësaj reforme nuk do të matet vetëm përmes dokumenteve të paraqitura sot, por përmes zbatimit të tyre të vazhdueshëm në ministri, agjenci, komuna dhe institucione të tjera publike”, theksoi Val.

Ai shtoi se qytetarët presin dhe meritojnë një administratë publike efikase të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi, prandaj, siç tha, prioritet në periudhën e ardhshme duhet të jetë zbatimi rigoroz i mekanizmave të reja.

Manuali për intervistim i bazuar në kompetenca është menduar si një mjet praktik për institucionet në proceset e përzgjedhjes dhe avancimit të zyrtarëve administrativë. Ai thekson se vendimet për punësim nuk duhet të bazohen në përshtypjet personale, praktikat joformale ose vlerësimet subjektive, por në meritë, kompetenca dhe prova konkrete të arritjeve të kandidatëve.

Dokumenti mbulon tre fazat kryesore të procesit – përgatitjen para intervistës, kryerjen e një interviste të strukturuar dhe vlerësimin kolektiv, renditjen dhe formalizimin e përzgjedhjes. Ai përmban udhëzime të qarta, hapa konkretë, role të përcaktuara saktësisht të anëtarëve të komisionit dhe mjete praktike për zbatimin e procedurave.

Qëllimi i manualit është ta bëjë procesin e përzgjedhjes dhe avancimit transparent, të parashikueshëm dhe të drejtë, si dhe të sigurojë që vendimet t’i rezistojnë shqyrtimit profesional, institucional dhe publik. Me zbatimin e tij përforcohen parimet e mundësive të barabarta, mosdiskriminimit, respektimit të diversitetit, sundimit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close