LajmeMaqedoniTopLajm

Era e fuqishme shembi shatërvanin te Xhamia e Sahat Kullës

Era e fuqishme që ka përfshirë Shkupin gjatë ditës së sotme ka shkaktuar dëme materiale në disa lokacione të qytetit. Një nga incidentet ka ndodhur te Xhamia e Sahat Kullës në Çair, ku si pasojë e erës së fortë është shembur shatërvani.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet se konstruksioni i shatërvanit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close