LajmeMaqedoni

Ekipet e Komunës së Çairit në terren pas reshjeve dhe erërave të forta

Pas stuhisë së shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ekipet e Komunës së Çairit, së bashku me ekipet e NP „Parqe dhe Gjelbërim“, NP „Higjiena Komunale“ dhe Shtabin e Krizës, janë në terren dhe po intervenojnë në lokacionet ku janë evidentuar dëme dhe pengesa.
Ekipet po punojnë për sanimin e pasojave të motit të keq dhe normalizimin e gjendjes në hapësirat publike.
Qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente ose dëshirojnë të raportojnë dëme të shkaktuara nga reshjet dhe erërat e forta, mund të kontaktojnë numrin emergjent 112.

Related Articles

Back to top button
Close
Close