LajmeMaqedoniTopLajm

Stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe breshër në Shkup dhe Kumanovë

Aktualisht, Shkupi dhe Kumanova janë përfshirë nga mot i lig me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.

Sipas sinoptikanëve, moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në disa zona pritet mot i paqëndrueshëm lokal, i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme. Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi, me intervale të përforcuara.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të ketë reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close