
Zëvendësministri i mbrojtjes, Admir Shabani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim atasheun ushtarak të Republikës së Turqisë, kolonelin Rexhai Yılmaz me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, shkruan Top24
“Vlerësim i veçantë për atasheun ushtarak të Republikës së Turqisë, kolonelin Rexhai Yılmaz, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.
I uroj suksese në angazhimet e tij të ardhshme, shëndet dhe mbarësi. Faleminderit për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme!” shkruan Shabani.



