LajmeSport

Guardiola dhe takimi me Maldinin e Leonardon në Barcelonë, prapaskenat dhe përgjigjja e Pep

Një takim nisi të premten dhe u mbyll të dielën në mbrëmje, por kontaktet kishin filluar prej ditësh. Paolo Maldini dhe Leonardo u nisën për në Barcelonë për një mision që në letër ishte ‘i pamundur’. Por edhe rrugët e futbollit janë pafund.

Dhe kështu drejtuesit e rinj të kombëtares italiane shkuan në Barcelonë për ta bindur që të pranojë një sfidë të vështirë, më të komplikuarën e karrierës së tij të shkëlqyer dhe njëkohësisht edhe stimuluese; atë të drejtimit të Të Kaltërve deri në Botërorin e ardhshëm, në 2030.

Guardiola sapo ka lënë pankinën e Manchester City pas 10 vitesh shumë intensive dhe ka thënë disa herë se dëshiron t’i dedikohet familjes dhe babait të tij 95 vjeçar. ‘Mentalisht nuk ndjej mungesën e asgjëje-deklaroi së fundmi trajneri katalanas-nuk mendoj se pas 2 javësh apo 1 muaji do të duhet të nis gjithçka nga fillimi. Po përpiqem të kuptoj sesi do të jetë jeta ime tani. Nuk jam më i ri, nuk jam 35-37 vjeç apo 40-41 vjeç, jam 56. Kështu që perspektiva ime do të jetë pak ndryshe. Do të përpiqem të shijoj gjërat që nuk kam bërë më parë’.

Pep Guardiola ka një kontratë si ambasador global me City Football Group, por nuk ësjtë kjo pengesa drejt objektivit. Më shumë është çështje shifrash, duke qenë se katalanasi vjen nga një kontratë me 24 milionë euro bruto dhe FIGC mund t’i garantojë maksimumi 5 milionë euro në vit. Guardiola e dëgjoi propozimin e mikut të tij Paolo Maldini, të cilit në 2009 i dedikoi Championsin e tij të parë si trajner dhe të Leonardos, iu kërkoi kohë të mendohej dhe përgjigjja pritet të vijë në orët në vazhdim, por probabiliteti që 55 vjeçari të thotë ‘po’ është shumë i ulët.

Në një situatë të tillë me tentantivën për Guardiolën që përfaqëson një ëndërr, lista e kandidatëve për trajnerin e Italisë nuk kufizohet vetëm me Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo siç e ka pohuar edhe vetë Giovanni Malagò. Por koha po shtrëngin; Maldini dhe Leonardo bashkë me presidentin e FIGC, ditën e enjte pritet të jenë te Lega Calcio për të takuar klubet e Serie A dhe ndoshta do të zbulojnë edhe emrin e trajnerit të ri përveç projekteve të ardhshme’.

Related Articles

Back to top button
Close
Close