LajmeRajon

Presidentja Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Bëhet fjalë për prokurorët që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, ndërsa presidentja tha se me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Osmani theksoi se shteti funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit, duke shtuar se askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve apo të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara.

Ajo ritheksoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj.

Vendimi vjen pas procedurave të zhvilluara në Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me statusin e prokurorëve që ishin larguar nga sistemi i drejtësisë në vitin 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close