
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një video postimi ka reaguar për gjendjen me mbeturinat në qendër të qytetit duke theksuar segjendja me mbeturinat është alarmante dhe e patolerueshme.
“Pas qendrës së re tregtare, në këto temperatura të larta, qytetarët përballen çdo ditë me grumbuj mbeturinash që nuk mblidhen me javë të tëra dhe që janë shndërruar në vatër serioze infeksioni, kundërmimi dhe rreziku për shëndetin publik” shkruan Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi:
Në qendër të qytetit, në zemër të Tetovës, gjendja me mbeturinat është alarmante dhe e patolerueshme.
Pas qendrës së re tregtare, në këto temperatura të larta, qytetarët përballen çdo ditë me grumbuj mbeturinash që nuk mblidhen me javë të tëra dhe që janë shndërruar në vatër serioze infeksioni, kundërmimi dhe rreziku për shëndetin publik.
Kjo udhëheqësi komunale, e cila shiti dhe dha me koncesion ndërmarrjet publike për interesa të ngushta dhe përfitime të individëve të afërt me pushtetin, sot po e çon drejt shkatërrimit edhe NPK Tetovën.
Atë që mundën, e shitën për t’u pasuruar. Atë që duhej ta menaxhonin, e shkatërruan. Ndërsa faturën e kësaj lakmie dhe papërgjegjësie po e paguajnë qytetarët dhe punëtorët e ndershëm të Tetovës



