
Kroacia po vendos lehtësime në kontrollet kufitare gjatë sezonit veror me qëllim uljen e pritjeve të gjata në vendkalimet kufitare.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë njoftoi se nëse koha e pritjes për hyrje në vend kalon 45 minutat, policia kufitare do të mund të zbutë përkohësisht kontrollet e rrepta biometrike në kuadër të sistemit të ri evropian EES.
Në raste të tilla, regjistrimi i pasagjerëve do të vazhdojë, por nuk do të merren shenja të reja të gishtave dhe skanim të fytyrës, gjë që duhet të përshpejtojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Nga MPB-ja kroate theksojnë se kjo masë do të zbatohet vetëm gjatë fluksit të madh të automjeteve, ndërsa sistemi EES mbetet një instrument kyç për përmirësimin e sigurisë dhe kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.



