Aktgjykimi i Speciales, Maliqi: Liderët politikë të takohen urgjentisht e t’i japin orientim situatës

Aktgjykimi i Speciales, Maliqi: Liderët politikë të takohen urgjentisht e t’i japin orientim situatës

Analisti Agon Maliqi, pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se në kohën kur Kosova sot është e braktisur nga miqtë dhe se e kemi vetëm njëri-tjetrin.

Ai tha se liderët politikë duhet të takohen urgjentisht për t’i dhënë kësaj situate orientim me zë të përbashkët

“Dita më e rëndë në historinë bashkëkohore të Kosovës. Nga emocionet është e vështirë të gjenden fjalët e duhura dhe forca për të shikuar përpara. Ajo që është e qartë është se Kosova sot është e braktisur nga miqtë dhe se e kemi vetëm njëri-tjetrin, kështu që kjo forcë ashtu si në vitet 90 mund të vijë vetëm nga brenda. Liderët politikë duhet të takohen urgjentisht për t’i dhënë kësaj situate orientim me zë të përbashkët, sepse rrezikojmë që t’i futemi një tatëpjete pa kthim”, ka thënë Maliqi.