Inteligjenca Artificiale po dobëson kujtesën

Përdorimi i inteligjencës artificiale dobëson kujtesën, përqendrimin dhe mendimin kritik. Një studim i fundit tregon se pjesëmarrësit që përdorën ChatGPT gjatë shkrimit të një eseje shfaqën aktivitet më të ulët cerebral dhe mbanin mend shumë më pak nga ajo që kishin shkruar. IA fik memorien dhe sensin kritik. Njerëzimi po rrezikon reduktimin intelektual, por jo vetëm. Për mijëra vjet çdo ide brilante, zgjedhje, sforcim fizik etj, ka qenë shkëndija e çka e ka nxitur njeriun të mendojë, në kërkimin për ushqim.
Ndërsa sot, jetojmë në një epokë dhe shoqëri që ushqimin e ka bërë mjaft të aksesueshëm, por me vlera iperkalorike dhe pak të shëndetshme, dhe ku është reduktuar lëvizja, dhe tashmë kemi shtuar dhe IA, që as mos të mendojmë, duke rritur numrin e gjithçkaje të gatshme.
Së fundmi MIT ka konfrontuar aktivitetin cerebral të tre grupeve vullnetarësh, të cilët kishin detyrë të shkruanin një ese. Grupi i parë e bëri shkrimin pa asnjë ndihmë, i dyti me ndihmë nga Google dhe i treti me Chatgpt. Sipas vëzhgimit të aktivitetit elektrik të trurit rezultoi se grupi i tretë kishte lidhjet cerebrale mjaft të reduktuara, përqendrimin shumë herë më të ulët, dhe lidhja me vetë shkrimin shumë sipërfaqësore. Me grupin e tretë është ribërë testi, dhe personat nuk mbanin mend asnjë nga pikat që kishin prekur në tekstin kur u ndihmuan nga Chatgpt.
Studimet kanë vijuar, dhe rezultatet kanë qenë gjithnjë të njëjta. Ky është tregues që IA ka dembelosur dhe vënë në gjumë trurin dhe aktivitetin e tij, çka me kalimin e kohës do të ishte me pasoja të rënda për inteligjencën njerëzore dhe kufizimin e saj, duke vënë në gjumë edhe krijueshmërinë, element thelbësor që na ndan si specie, dhe e ka çuar njerëzimin në të gjitha arritjet e tij.



