LajmeSport

Formula 1/ E quajti ‘idiot’, Kimi Antonelli, ‘shkëndija’ me Carlos Sainz gjatë provave të lira në Belgjikë

Shfaqen tensionet mes Andrea Kimi Antonellit dhe Carlos Sainz gjatë sesionit të parë të probave të lira në Çmimin e Madh të Belgjikës në Botërorin e Formula 1.

Gjatë kryerjes së xhiros së tij të shpejtë, piloti italian i Mercedes gjeti përpara vetes pilotin spanjoll të ëilliams me shpejtësi më të ulët dhe u detyrua të frenojë fort për të evituar aksidentin. Një situatë që nuk i ka pëlqyer Antonellit që u shfry në radio në komunikim me skuadrën duke e përkufizuar Sainz një ‘idiot’.

Një epitet që nuk i pëlqeu aspak pilotit spanjoll që në fund nuk u penalizua nga komisarët  për këtë keqkuptim. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS, Carlos Sainz e këshilloi Antonellin që në raste të tilla të ruante qetësinë.

‘Nuk ndodhi gjë. Besoj se mendoi se e pengova, por nuk jam i bindur-tha Carlos Sainz-ndoshta mendoi se do të duhesha të spostohesha më mirë, por nuk besoj se duhej të më quante idiot në komunikimin me radio. Mendoj se është e ndalur të fyesh kundërshtarin, kështu që duhet të qetësohet’.

Dhe në fund, Andrea Kimi Antonelli regjistroi kohën më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira.

Related Articles

Back to top button
Close
Close