BotaLajmeTopLajm

Nga viti 2027 ndryshojnë rregullat për udhëtimet me avion: Ja çfarë duhet të dinë pasagjerët

Bashkimi Evropian ka miratuar reformën e re për të drejtat e pasagjerëve në transportin ajror, e cila pritet të hyjë në fuqi nga mesi i vitit 2027. Rregullat e reja sjellin më shumë mbrojtje për udhëtarët, veçanërisht për familjet dhe personat me aftësi të kufizuara.

Pasagjerët do të kenë të drejtë kompensimi nëse fluturimi vonohet mbi tre orë ose anulohet më pak se 14 ditë para nisjes. Shuma e kompensimit do të mbetet nga 250 deri në 600 euro, varësisht nga distanca e fluturimit.

Ndër risitë kryesore janë:

* Fëmijët nën 14 vjeç do të ulen pranë prindërve pa pagesë shtesë.
* Korrigjimi i gabimeve në emër në biletë do të bëhet falas.
* Kompanitë ajrore do të jenë të detyruara të ofrojnë ushqim, pije, internet dhe akomodim në rast vonesash ose anulimesh.
* Pasagjerët do të kenë të drejtë të përdorin biletën e kthimit edhe nëse nuk e kanë shfrytëzuar fluturimin e nisjes.

Rregullat do të zbatohen për të gjitha fluturimet që nisen nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa kompanitë ajrore do të kenë një afat 12-mujor për t’i zbatuar ato plotësisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close