
Medai Shaholli
Ky është kryeministri serbofil i Severnistanit Micko, që përmes botës serbe ka devijuar rrugën europiane duke preferuar rugën e qoftëlargut, me destinacion Beogradin dhe Moskën.
Me fjalë tjera, serbofili Micko thotë : Unë i dua paratë e Europës, por jo integrimin në atë klub antirusë!
Refuzimi i ndryshimeve kushtetuese nën pretekstin e mosgarancisë se nuk do ketë kushte të tjera gjatë rrugës, qeveria e kryekomitit Micko po luan me kartën nacionaliste të mbrojtjes së identitetit maqedon.
Në këto kushte anëtarja e koalicionit qeveritar VREDI, pasi premtoi para hyrjes në bordellon qeveritare dhe të botes serbe, se brenda 6 muajve do të bëheshin ndryshimet kushtetuese në të kundertën, nuk do të qëndronin në atë kooalicion.
Por, kaluan dy vjet të qeverisjes në koalicionin e qelbësirave të botës serbe, ku ndryshimet kushtetuese dhe heqja e 20%, mbeten letra të zverdhura të fushatës elektorale nga ana e qeramaneve vredistë nuk e hapin dot gojën në parlament dhe në qeveri ndaj qëndrimeve të kryekomitit Micko, për ndryshimet kushtetuese dhe as ndaj “rënies” së Severnistanit në rrjetën e botës serbe.
Këta janë impotentët vredistë të bordellos qeveritare ku sipas Beko kollovarit, ata nuk kanë potence për ta kundërshtuar despotin e tyre Micko në bllokimin e rruges europiane, në emër të mbrojtjes se identitetit maqedon, ku nga ana tjetër po ky despot shtyp dhe mohon identitetin shqiptar me mbajtjen e nofkës së 20% në kushtetutë.
A është ky ndryshimi për të cilin votuan ajo pjesë e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, që solli botën serbe ne vend të ndryshimit dhe progresit?
Ahere, çfarë presin vredistët tanë në atë kooalicion qelbësirash që kanë bllokuar rrugëtimin europian për një rrugë tjetër antiperendimore?




