LajmeMaqedoni

Ndahet nga jeta Nuri Bajrami, emër i njohur i gazetarisë dhe jetës publike

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një personalitet që la gjurmë në gazetari, administratën publike dhe institucionet e shtetit.

Ai ishte ndër bashkëpunëtorët dhe punonjësit e parë në televizionin lokal “TV2” në Gostivar, ku për rreth një dekadë shërbeu si gazetar dhe kryeredaktor.

Përveç angazhimit në gazetari, Bajrami ishte jurist me profesion ndërsa detyrën e ushtroi për vite të tëra në Komunën e Gostivarit.

Më pas, ai kontribuoi edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku mbajti postin e nënkryetarit, duke u angazhuar për forcimin e integritetit institucional dhe luftën kundër korrupsionit.

Familja Bajrami njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në Gostivar, me namazin e ikindisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close