LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Mimoza Musa- simboli i hipokrizisë së VLEN-it: babai- i pari, barazia gjinore- ZERO

Kur VLEN kërkonte vota, Mimoza Musa fliste për meritokraci, transparencë dhe barazi gjinore. Sot, pasi morën pushtetin, qytetarët shohin se gjithçka ishte një mashtrim i madh elektoral.

Edhepse premtonte punësim sipas meritës, sot është e njohur për emërimin e babait të saj, Arif Musa, tashmë pensionist, në Bordin e Bankës Zhvillimore. Kjo është “meritokracia” e VLEN-it: babai- i pari!

Po aq e turpshme është heshtja e saj për përjashtimin e grave nga pushteti. Gjatë rikonstruimit të Qeverisë, VLEN, që kontrollon gjashtë ministri, nuk arriti dhe as nuk kërkoi që të paktën një grua të emërohej ministre. Mimoza Musa, si nënkryetare e VLEN-it, nuk tha asnjë fjalë. Vetëm heshti sepse ishte e angazhuar për ta vendosur babain-tashmë pensionist në bord. As nuk i mbrojti gratë. As nuk i mbrojti parimet që i propagandonte. Zgjodhi të mbrojë kolltukun. Dhe babain!

Kjo heshtje bie ndesh me çdo premtim që VLEN ua dha grave dhe qytetarëve. Në programin e tyre zgjedhor ata zotoheshin për:

* kuotë prej 40% të grave në të gjitha pozicionet e emëruara;

* favorizim të gjinisë më pak të përfaqësuar në konkurset me pikë të barabarta;

* punësim mbi bazën e meritës dhe jo të librezës partiake;

* transparencë të plotë në punësime dhe shqyrtim publik të çdo ankese.

Asnjë prej këtyre nuk u realizua!

Në vend të kuotës 40% për gratë, sollën 0 ministre.

Në vend të meritokracisë, emëruan familjarët, kurse Mimoza Musa emëroi babain- pensionist!

Mimoza Musa nuk ka më asnjë kredibilitet moral të flasë për meritokraci, barazi gjinore apo transparencë. Sepse faktet flasin më fort se propaganda: nepotizmi për babain-pensionist në bord, heshtja për gratë dhe mashtrimi për qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close