LajmeSport

Spanja merr lajmin e shumëpritur për Lamine Yamal, ylli i “La Roja”-s stërvitet me grupin para finales me Argjentinën

Kombëtarja spanjolle merr lajme të mira kur kanë mbetur 2 ditë nga finalja e Botërorit. Lamine Yamal dhe Pedro Porro janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore kolektive e parashikuar nga trajneri Luis De La Fuente.

Është ky një sinjal shumë i mirë për La Rojan duke qenë se të dy futbollistët të enjten punuan veçmas ekipit për shkak të disa problemeve që patën në gjysmëfinalen me Francën.

Versioni zyrtar për Yamal ishte se futbollisti kishre marrë një goditje në ndeshjen e fundit, ndërsa Pedro Porro kishte një mbingarkesë muskulare. Gjithsesi, evoluimi i futbollistëve ishte ai që pritej dhe këtë të premte ata bënë edhe një hap tjetër para drejt rikuperimit.

Sesioni stërvitor i Spanjës u karakterizua nga ngarkesa të ndryshme pune, diçka e zakonshme në këtë fazë të kampionatit. Stafi teknik e ndau skuadrën në dy grupe sipas energjisë së shpenzuar dhe minutave të akumuluara gjatë turneut me ushtrime specifike për secilin rast. Gjithsesi nga Federata Spanjolle konfirmojnë se si Lamine Yamal ashtu edhe Pedro Porro e kryen normalisht pjesën e stërvitjes së planifikuar bashkë me te gjithë futbollistët e tjerë të La Roja

Përsa i përket sfidës me Argjentinë,  shenjat janë që nuk do të ketë ndryshime në formacionin titullar. Pas rendimentit shumë të mirë të shfaqur  nga skuadra si në çerekfinale ashtu edhe në gjysmëfinale, ideja e De La Fuentes është të përsërisë të njëjtin formacion që e çoi në finale. Nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, Lamine Yamal dhe Pedro Porro do të jenë të disponueshëm për ndeshjen më të rëndësishme të Botërorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close