LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Më 15 korrik BE‑së i është dorëzuar dokument me të gjitha obligimet e përmbushura

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, njoftoi se më 15 korrik Bashkimit Evropian i është dorëzuar dokument zyrtar me obligimet plotësisht të përmbushura dhe të evidentuara, duke theksuar se Qeveria edhe një herë ka dëshmuar se procesi reformues po udhëhiqet në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe me përkushtim të qartë ndaj agjendës evropiane.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan:

“Jam i bindur se në dinamikën e realizimit do të jemi shumë përpara shumë të tjerëve, pavarësisht përpjekjeve që procesi të ngadalësohet përmes bllokimit të Kodit Zgjedhor. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – reformat do të vazhdojnë, sepse ato janë në interes të shtetit, institucioneve dhe qytetarëve.”

Aktivitetet e Kryeministrit

Kryeministri informoi se pasditen e sotme do të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Komitetit Komunal të VMRO‑DPMNE‑së në Manastir, ndërsa më pas do të jetë i pranishëm në manifestimin “Pivo‑fest” në Prilep.

Related Articles

Back to top button
Close
Close