
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega Kërçovë, në bashkëpunim me Sekretariatin për Diasporë, do të organizojë më 23 korrik një takim me mërgimtarët kërçovarë.
Takimi do të mbahet të enjten, me fillim nga ora 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Garanë, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të krijojë një hapësirë për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me mërgimtarët, ku do të diskutohen çështje me interes të përbashkët, sfidat dhe idetë për të ardhmen.
Nga BDI – Dega Kërçovë u bëhet thirrje të gjithë mërgimtarëve kërçovarë që të marrin pjesë në këtë takim, duke theksuar rëndësinë e kontributit të diasporës në zhvillimin e vendlindjes.



