LajmeMaqedoni

Mexhiti përcolli futbollistët e rinj të KF Albarsa drejt Dana Cup në Danimarkë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, takoi dhe përshëndeti futbollistët e rinj të KF Albarsa, të cilët do të përfaqësojnë Çairin dhe vendin tonë në Dana Cup në Danimarkë, një nga turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë të futbollit për grupmoshat e reja.

Klubi do të garojë me dy gjenerata, të lindurit në vitet 2011 dhe 2013, duke u përballur me ekipe nga mbarë bota. Me këtë rast, Mexhiti u uroi sportistëve dhe stafit teknik suksese në këtë sfidë ndërkombëtare, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e sportit dhe të rinjve.

“Ju nuk përfaqësoni vetëm klubin tuaj, por edhe Çairin dhe vendin tonë. Jam i bindur se me disiplinë, përkushtim dhe shpirt sportiv do të na përfaqësoni me dinjitet në këtë turne prestigjioz. Ju uroj suksese dhe përvoja të paharrueshme,” deklaroi Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close