
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHK) njofton hapjen e rasteve dhe procedurave kundërvajtëse për të gjithë personat e zgjedhur, të emëruar dhe të shkarkuar që nuk i përmbahen Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
Përmes mekanizmave të vet, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHK) ka përcaktuar se pesë persona aktualisht mbajnë dy pozicione dhe ka njoftuar hapjen e rasteve për procedura të mëtejshme.
Komisioni Kundër Korrupsionit thotë se nëse, pas përcaktimit të gjendjes faktike, vërtetohet se këto janë pozicione ligjërisht të papajtueshme, këtyre personave do t’u kërkohet menjëherë të japin dorëheqjen nga një pozicion, dhe përveç kësaj do të fillojë procedura kundërvajtëse kundër tyre në përputhje me nenet 44 dhe 105 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.



