LajmeMaqedoni

Sali: Reformat mbeten prioritet, dokumenti me detyrimet e përmbushura është dorëzuar në BE

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, njoftoi se është zhvilluar takimi i rregullt koordinues për zbatimin e Agjendës së Reformave, së bashku me kryeministrin dhe institucionet përgjegjëse, ku është vlerësuar ecuria e përmbushjes së obligimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Sali bëri të ditur se gjatë takimit është konfirmuar dorëzimi në Bashkimin Evropian i dokumentit me detyrimet e përmbushura dhe të shënuara, duke e cilësuar këtë si dëshmi të përkushtimit të institucioneve ndaj reformave.

“Konfirmuam se dokumenti me detyrimet e përmbushura dhe të shënuara është dorëzuar në Bashkimin Evropian, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për realizimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit evropian”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se reformat do të vazhdojnë të jenë prioritet i Qeverisë, ndërsa institucionet do të vazhdojnë koordinimin për përmbushjen e obligimeve që lidhen me procesin eurointegrues.

“Reformat mbeten prioriteti ynë. Me koordinim të mirë institucional dhe punë të përkushtuar, do të vazhdojmë të realizojmë detyrimet që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian”, theksoi zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close