
Njëzet e një aeroporte komerciale në ish-Jugollavi me qarkullim të rregullt të udhëtarëve kanë shrbyer 13.105.289 udhëtarë në periudhën janar-maj të këtij viti. Kjo shifër paraqet rritje prej 1.074.294 udhëtarëve në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa Maqedonia ka qenë tregu me më shumë rritje në ish-Jugosllavi, me 375.766 udhëtarë të shtuar gjatë pesë muajve të parë të vitit, shkruan portali “Eks-ju aviejshën”.
Siç theksojnë, aeroporti në kryeqytet është me rritjen më të shpejtë në rajon, duke shërbyer 360.589 udhëtarë shtesë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
“Vetëm në maj, Shkupi ka shënuar rritje prej 28,6 për qind në numrin e udhëtarëve, duke shërbyer 355,929 udhëtarë. Rritja është nxitur nga ekspansioni i gjerë i “Uiz Er” në vend”, thuhet në publikim.
Sipas të dhënave nga “Eks-ju eviejshën”, Beogradi mbeti aeroporti më i ngarkuar në ish-Jugosllavi, duke shtuar 255.376 udhëtarë në periudhën janar-maj, pavarësisht se, tha ai, u përball me disa erëra të kundërta, duke përfshirë shkurtimet e shërbimeve nga linjat ajrore të Lindjes së Mesme, duke përfshirë një nga linjat ajrore më të ngarkuara, Flajdubai.
“Diku tjetër, pas disa viteve të rritjes së madhe të udhëtarëve, Prishtina ka shënuar rënie të numrit. Vetëm në muajin prill, numri i udhëtarëve është ulur për 4 për qind nga viti në vit. Aeroporti pritet të përballet me presion të mëtejshëm në muajt e ardhshëm për shkak të reduktimeve të konsiderueshme të frekuencës dhe rrjetit nga kompania e tij më e madhe, GP Aviation. Ndërkohë, aeroportet më të vogla bregdetare të Kroacisë u goditën nga pezullimi i fluturimeve vendase të Obligimit të Shërbimit Publik (PSO) të operuara nga Trade Air pasi qeveria kroate dështoi në fillimin e procesit të tenderit për një kontratë të re katërvjeçare shërbimi vendas brenda kornizës kohore të kërkuar. Thirrja publike ende nuk është publikuar, por Trade Air ka paralajmëruar zgjatjen e fluturimeve të brendshme deri në mesin e korrikut”, shkruan “Eks-jue eviejshën”.
Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë transportuar gati dy milionë udhëtarë në gjysmën e parë të vitit, ndërsa institucionet kompetente presin që dy aeroportet ta mbyllin vitin me mbi 3,5 milionë udhëtarë dhe së shpejti të kenë 4 milionë.
“Si rezultat i politikave të qeverisë në komunikacionin ajror dhe hapjes së 28 linjave të reja ajrore, aeroportet e Shkupit dhe Ohrit janë me rritjen më të shpejtë në kategoritë e tyre në rajon”, deklaroi javën e kaluar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Në periudhën janar-qershor, dy aeroportet e Maqedonisë kanë shërbyer gjithsej 1.955.648 udhëtarë, që paraqet rritje prej 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë, nga dy aeroportet janë realizuar 13.167 fluturime, gjegjësisht 7,6 për qind më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Vetëm në qershor aeroportet e Shkupit dhe Ohrit së bashku kanë pasur 15,6 për qind më shumë pasagjerë (374.714) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.




