LajmeShowbizSport

Laura Pausini: Po pres me padurim të takoj Messin dhe Lautaron

Laura Pausini mezi pret të jetë pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026, para finales mes Argjentinës dhe Spanjës në Nju Jork. Këngëtarja italiane, e cila do të performojë në event, u shpreh entuziaste për atmosferën dhe emocionet që po përjeton.

“Këtu të gjithë janë në ethe dhe edhe unë jam përfshirë nga kjo atmosferë plot energji. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu, së bashku me italianë të tjerë që po organizojnë këtë ngjarje të madhe. Spanja dhe Argjentina janë dy vende që më kanë adoptuar dhe nuk do të dija kë të zgjidhja si fituese. Megjithatë, jam shumë e lumtur që do të njoh nga afër Lionel Messin, Lautaro Martinezin, Lamine Yamalin dhe Unai Simonin. Do të jetë një ndeshje spektakolare, edhe për ne italianët”, deklaroi Pausini për Sky Sport.

Artistja tregoi gjithashtu se gjatë turneut kishte bërë tifo për Brazilin, për shkak të trajnerit Carlo Ancelotti.

“Kam bërë tifo për Brazilin, sepse Carlo Ancelotti është sportisti im i preferuar. Tani, në këtë finale, është vërtet e vështirë të zgjedh një fitues. Është sikur të duhet të zgjedhësh mes dy të afërmve të rëndësishëm”, tha ajo.

Sa i përket performancës në ceremoninë e mbylljes, Pausini u shpreh se po përpiqet ta përjetojë gjithçka me qetësi.

“Përpiqem të mos mendoj shumë. Së shpejti do të nisin provat dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Unë do të këndoj një strofë të këngës në spanjisht. Është një nder i madh për mua, pasi kënga është shkruar nga Robbie Williams. Jam e lumtur që në këtë event do të ketë edhe pak Itali”, përfundoi këngëtarja italiane.

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close