LajmeMaqedoni

Driton Sulejmani prezanton reformat në arsimin e lartë para Këshillit Ekonomiko-Social

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka prezantuar para Këshillit Ekonomiko-Social dy reformat kryesore në fushën e arsimit të lartë, duke theksuar rëndësinë e tyre për modernizimin e sistemit arsimor.

“Sot si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko-Social, ku prezantova dhe elaborova dy nga reformat më të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë: Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë.

Para anëtarëve të Këshillit theksova rëndësinë e miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, të cilat do të krijojnë një sistem më cilësor, më transparent dhe më konkurrues të arsimit të lartë, në përputhje me standardet evropiane.

Një arsim i lartë cilësor nuk është vetëm investim në dije, por edhe investim në zhvillimin ekonomik të vendit. Këto reforma do të mundësojnë përgatitjen e kuadrove që u përgjigjen nevojave reale të tregut të punës, do të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat, do të nxisin kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe do të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë.

Falënderoj anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social për diskutimin konstruktiv dhe mbështetjen ndaj reformave që synojnë të ndërtojnë një sistem arsimor modern, në shërbim të studentëve, ekonomisë dhe zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Sulejmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close