Ish nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, aktualisht kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar zgjedhjet e së dielës në Gjermani ku partia e ekstremit të djathtë AFD fitoi bindshëm në në Saksoni – Anhalt ( Gjermani) duke e theksuar se kjo fitore duhet të jetë alarm për Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
“Fitorja e djeshme partisë së ekstremit të djathtë në Saksoni – Anhalt ( Gjermani) , me një rezultat të thellë, është një sinjal alarmi për Ballkanin perëndimor dhe sidomos për Maqedoninë e Veriut. Shumë shpejtë mund të vijë dita kur Gjermania nga një aleat i fuqishëm i zgjerimit, mund të bëhet në një kundërshtar i këtij procesi.
Politika e bllokimit të procesit të integrimit në BE, për shkak të kalkulimeve zgjedhore dhe partiake, për shkak të patriotizimit folklorik, shumë kollaj mund të bëhet e kobshme dhe fatale për shtetin tonë” shkruan Rexhepi.


