LajmeMaqedoniTopLajm

Sulejmani: Kulla e Sahatit do ta pasurojë pamjen urbane të Tetovës

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sadat Sulejmani sot ka qëndruar në Tetovë ku së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasamin dhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, shënuan fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, shkruan Top24

Sulejmani thekson se Kulla e Sahatit do ta pasurojë pamjen urbane të Tetovës dhe njëkohësisht do të krijojë një lidhje mes së kaluarës së qytetit dhe zhvillimit të tij të ardhshëm.

Sot, së bashku me kryetarin Bilall Kasami, dhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.
Po rikthejmë një simbol me rëndësi të veçantë për historinë, identitetin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.
Kulla e Sahatit do ta pasurojë pamjen urbane të Tetovës dhe njëkohësisht do të krijojë një lidhje mes së kaluarës së qytetit dhe zhvillimit të tij të ardhshëm.
Si Ministri e Kulturës dhe Turizmit, do të vazhdojmë të mbështesim projektet që ruajnë kujtesën kolektive, promovojnë trashëgiminë kulturore dhe u japin qyteteve tona më shumë vlerë dhe identitet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close