LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi pret në Kuvend përfaqësuesit e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI 2026”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në Kuvend përfaqësuesit e Ansamblit “Karshiaka”, organizatorët e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI 2026”, si dhe përfaqësues të ansambleve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend përfaqësuesit e Ansamblit “Karshiaka”, organizatorët e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI 2026”, si dhe përfaqësues të ansambleve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme.

I falënderova për përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e vlerave folklorike, duke theksuar se festivale si “SKUPI”, me traditën e tij 20-vjeçare, janë ura që lidhin kultura, forcojnë miqësinë mes popujve dhe pasurojnë jetën kulturore të Shkupit.

Pjesëmarrësve u dëshirova suksese në këtë edicion jubilar, me bindjen se përmes artit dhe traditës vazhdojmë të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close