LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: 80 për qind e qytetarëve s’i njohin as 2 ministra shqiptarë, s’kanë kurrfarë ndikimi

“Përfaqësim më jokualitativ në qeveri dhe ndikim më të vogël se sot, shqiptarët s’kanë patur që nga vitet nëntëdhjeta”, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dr.Arben Taravari, duke fol për gjendjen e tanishme të qeverisë.Sipas Taravarit, publiku nuk i njeh fare njerëzit që drejtojnë institucionet shtetërore.“Bëni një anketë, kërkoni nga qytetarët t’i thonë emrat e dy ministrave shqiptarë në Qeveri! Ju garantoj se 70-80 përqind e qytetarëve, do t’ju thonë se nuk i njohin se kush janë, sepse janë totalisht anonimë”, ka thënë zoti Taravari, duke shtuar se “ish-ministrat shqiptarë të qeverive të mëparshme, ishin me autoritet”, ndryshe nga këta të sotmit, që sipas kreut të ASh-së, “janë plotësisht të çorientuar” në sektorët ku veprojnë.“Ka ministra të cilët absolutisht nuk e dinë se çfarë ndodhë në ministritë që i drejtojnë. Ky është ndikimi më i vogël që e kanë në ndërtimin e politikave të përgjithshëm në shtet”, është shprehur i prerë zoti Taravari, për “vestimak.mk’,Kritika nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj pozicioneve ministrore, sepse dr.Taravari hodhi akuza të rënda edhe për mungesën e korrektësisë dhe mungesën e zëvendësve të tyre, si dhe për sjelljen skandaloze të një zyrtari të lartë qeveritar. “Kemi zëvendësministra që publiku nuk i njeh fare, të cilët ose nuk shkojnë fare në punë ose shkojnë një herë në javë. Kemi edhe një zëvendëskryeministër që ka qenë jashtë vendit për tre muaj dhe askush nuk e di pse ose ku është, dhe ndërkohë merr rrogë”, tha kreu ASH-së Taravari.

Këto akuza i hodhi, duke dashur të dëshmojë në mënyrë ilustrative mosfunksionimin e plotë të përfaqësuesve aktual në kancelarinë e Mickovskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close