LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, nën moton “Türkiye – Emri i Fitores”.

Gjatë ceremonisë u përkujtua mbrojtja e rendit demokratik, unitetit dhe vullnetit të qytetarëve të Republikës së Turqisë, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti shprehu respektin e tij për sakrificën e atyre që mbrojtën demokracinë dhe institucionet shtetërore, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë përbëjnë vlera të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ja postimi plotë:

Ali Ahmeti

Me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, të organizuar nën moton “Türkiye – Emri i Fitores”. Kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Republikës së Turqisë, duke nderuar mbrojtjen e demokracisë, unitetit dhe vullnetit të qytetarëve.

Shpreha respektin tim për sakrificën e atyre që qëndruan në mbrojtje të rendit demokratik dhe institucioneve të shtetit. Miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve tanë mbeten një vlerë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close