
Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi ka reaguar në lidhje me debatin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke ngritur pyetje për mungesën e disa figurave të njohura shqiptare në listën e propozuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhezairi ka përmendur emrin e mësuesit Xhemali Beqiri, i njohur si i burgosuri më i ri i Goli Otokut famëkeq, si dhe poetët Mustafa Laçi dhe Nexhat Pustina.
“KONTEKST për emrat e rrugëve n’Tetovë: Ore, si nuk u gjetën në listë edhe emri i të burgosurit më të ri të Goli Otokut famëkeq, mësuesit Xhemali Beqiri, dhe poetëve Mustafa Laçi e Nexhat Pustina???(!)”, ka shkruar Xhezairi.
Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e emrave të rrugëve në Tetovë ka nxitur debate të shumta politike dhe publike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe zhvillimeve të fundit në Këshillin Komunal.



