Skandal në Shkup, mobiliet e vjetra hidhen pranë kontejnerëve dhe krijohet deponi ilegale

Kryetari i Komunës së Aerodromit në Shkup, Dejan Miteski, publikoi rastin e një qytetareje që, në mes të ditës dhe vetëm pak metra larg kontejnerëve, kishte hedhur mobilie të vjetra, duke krijuar deponi ilegale.

Sipas Miteskit, shërbimet inspektuese tashmë po veprojnë për rastin. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë raste të tilla dhe kërkoi përgjegjësi për ndotje.