LajmeMaqedoniTopLajm

QMK: Një zjarr është aktiv, gjashtë të tjerë janë shuar

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 1 është aktiv, 2 zjarre janë nën kontroll dhe 6 janë shuar.

Nga QMK theksojnë se zjarri në shpatet e malit Ograzhden është vënë nën kontroll.

“Ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Strumica, së bashku me vullnetarë nga kompania e zjarrfikësve “Ris” dhe dy Air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë qenë në terren që nga dje duke luftuar flakët”, thonë nga QMK.

Related Articles

Back to top button
Close
Close