LajmeMaqedoni

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Ministrat e rinj do t’i japin energji të re reformave dhe programit qeverisës

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar pas votimit të ministrave të rinj në Kuvend, duke vlerësuar se ata do të forcojnë ekipin qeveritar dhe do të çojnë përpara reformat.

“Votimi në Kuvend i ministrave të rinj dëshmon se VLEN, përveç përkushtimit për realizimin e programit qeverisës, ka vullnetin të forcojë ekipin me kuadro të përgatitura, përgjegjëse dhe me energji të re për të çuar përpara reformat dhe prioritetet e vendit.

Ministrave të sapozgjedhur u uroj shumë suksese në detyrën e tyre dhe jam i bindur se do t’u prijojnë me përkushtim proceseve reformuese, në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”deklaroi Sali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close