LajmeMaqedoni

Sulejmani pas emërimit ministër: Me nder dhe përgjegjësi e marr këtë detyrë

– Ministri i sapoemëruar i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas votimit të rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë dhe zotimin për të punuar në zhvillimin e kulturës dhe turizmit, raporton Zyrtare.

Së bashku me një fotografi të publikuar pas emërimit, Sulejmani ka theksuar se detyrën e re e pranon me nder dhe përgjegjësi të madhe.

“Me nder dhe përgjegjësi të madhe e pranoj detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Po nisim një rrugëtim shumë të rëndësishëm për t’i shërbyer kulturës, artistëve, institucioneve kulturore dhe të gjithë atyre që me punën e tyre e pasurojnë jetën tonë shoqërore”, ka shkruar ai.

Sulejmani është zotuar se do të angazhohet për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, mbështetjen e krijimtarisë artistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e më shumë mundësive për artistët e rinj.

Në fund të mesazhit të tij, ministri i ri ka falënderuar për besimin e dhënë, duke shkruar: “Faleminderit për besimin!”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close