
Hristijan Mickoski mendon se një “më falni” i turpshëm, i shqiptuar me detyrim në një sallë të zbrazët të Kuvendit, mund t’i fshijë të gjitha fyerjet e deritanishme ndaj qytetarëve.
Nuk mundet!
Nuk mund t’i quash qytetarët “llum i shoqërisë”, “brejtës”, “mediokër” dhe ‘njerëz pa kurriz’, e më pas, së bashku me bashkëpunëtorin tënd më të afërt, Ivan Stoilkoviq, të shash deputetët në Kuvend.
Një sjellje e tillë nuk i ka hije një profesori universitar. Ajo është turp për universitetin, për Kuvendin dhe për shtetin.
Një sjellje e tillë nga një kryeministër nuk është parë deri më tani në asnjë shtet normal.
Ulja në këtë nivel nuk mund të arsyetohet me asgjë, e aq më pak me humbjen e mbështetjes së qytetarëve dhe rënien e rejtingut personal, të cilën Mickoski e ka shkaktuar vetë me gënjeshtrat e tij të përditshme.
Mickoski nuk u kërkoi falje qytetarëve.
Ai u përpoq të krijonte përshtypjen se po u kërkonte falje deputetëve, në një moment kur salla ishte e zbrazët, vetëm për të krijuar pamjen e një “korrigjimi”.
Por qytetarët nuk janë naivë.
Një kërkimfalje e vërtetë nënkupton pranimin e gabimit.
Deri më tani, nga Mickoski kemi parë vetëm teatër.
Qytetarët meritojnë respekt, e jo fyerje nga kryeministri i shtetit.



