BotaLajme

Princi i kurorës telefonatë me Trump, Arabia Saudite sulmon rebelët Houthi në Jemen

Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se i ka dhënë miratimin princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për ndërmarrjen e një operacioni ushtarak kundër rebelëve Houthi në Jemen.

Lajmi është publikuar nga Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sipas raportimit, sulmi saudit ndaj aeroportit të Sanaas dhe kundërpërgjigjja me raketa nga Houthit përbëjnë përshkallëzimin më të rëndë të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe rebelëve jemenas që nga viti 2022.

Raporti thekson se të premten, pas disa ditësh kontaktesh diplomatike mes palëve, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë telefonatës, princi saudit kërkoi mbështetjen e Uashingtonit për një operacion ushtarak kundër Houthive, mbështetje që, sipas burimeve të cituara nga Axios, iu dha nga presidenti amerikan.

Deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo nga autoritetet saudite lidhur me këtë raportim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close