
Në Kuvend po mbahet seanca për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar. Kryeministri në ekspoze i prezantoi ministrat e rinj, nga të cilët tha se pret të punojnë dhe të marrin përgjegjësi secili në resorin e tij, me çka do ta avancojnë shtetin. Pushteti dhe opozita në debat me qëndrime të ndryshme për rikonstruimin e Qeverisë që ndodh pikërisht dy vjet nga mandati i saj.
“Sot nuk kërkoj nga ju besim për individë. Nuk kërkoj besim as për një parti politike. Kërkoj besim për vazhdimin e një procesi. Proces në të cilin shteti u ngrit sërish në këmbë, në të cilin i rinovuam themelet, në të cilin treguam se mund të ndërtojmë, të krijojmë dhe të fitojmë sërish. Jam i bindur se vitet më të mira nuk janë pas nesh, por para nesh. Por ato nuk do të vijnë vetë”, theksoi Hristijan Mickoski — Kryeministër.
“Jepuni njerëzve spektakël, argëtim dhe disa përfitime afatshkurtra që të mos merren me problemet e vërteta dhe me gënjeshtrat që po përpiqeni t’ua shisni. Që nga koha e Perandorisë Romake, metafora ‘bukë dhe cirk’ është simbol i mënyrës se si pushteti e siguron mbështetjen e popullit”, pohoi Halil Snopçe — Aleanca Për Shqiptarët.
“Sot nuk po ndryshohen ministrat, por po vihet vulë mbi një eksperiment politik, i cili shqiptarëve u u prezantua si revolucion, por u solli zhgënjim të rëndë. U tregoi diçka të mirë, por u ofroi heshtje dhe u solli vetëm marketing — dhe atë marketing politik. Dhe ky eksperiment quhet VLEN”, theksoi Ilir Hasani nga BDI.
“Ju vendosët që një për qind t’i udhëheqë të gjitha komunat në kuptimin e menaxhimit të komunave që janë për zhvillim të barabartë. Ndoshta ka ardhur koha që ju, në vend që të bëni shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave, të kishit bërë që në vendin tuaj të emërohej si kryeministër ndonjë shqiptar”, pohoi Ilire Dauti, Lidhja Shqiptare.



