LajmeMaqedoniTopLajm

BDI lëshon seancën, nuk qëndron për të mbrojtur emrat e rrugëve në Tetovë

Grupi i këshilltarëve të BDI-së ka braktisur seancën e Këshillit Komunal në Tetovë dhe nuk ka qëndruar në sallë për të mbrojtur propozimin e tyre për rivotimin e vendimit për emrat e rrugëve.

Këshilltarët e VLEN-it e pranuan propozimin e tyre dhe votuan pro që të jetë pjesë e rendit të ditës. Sipas rregullores, propozimi duhej të shkonte në fund të rendit të ditës, ndërsa BDI kërkoi të jetë pika e parë.

Pas braktisjes së sallës, tani këshilltarët e VLEN-it duhet të vendosin vetë për propozimin e BDI-së.

Në seancë u sqarua se Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve ka mbledhje nesër, ku pritet të ketë zgjidhje konkrete për çështjen e emrave të rrugëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close