
Seanca e Këshillit të Komunës së Tetovës është shoqëruar me tensione, pasi debati për emërtimin e rrugëve dhe çështje të tjera të rendit të ditës ka eskaluar pasi shumica nuk pranoi që kjo pikë të jetë pikë e parë e rendit të ditës, shkruan Top24
Këshilltarët e BDI-së kanë bllokuar sallën e mbledhjeve, duke kundërshtuar zhvillimin e mëtejshëm të seancës. Për shkak të situatës së krijuar, punimet e Këshillit janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa mbetet e paqartë nëse seanca do të vazhdojë apo do të shtyhet.



