LajmeMaqedoniTopLajm

Mojsoska: Më shumë ministra të shëndetësisë për dy vjet sesa janë ndërtuar qendra klinike për 35 vjet

Deputetja e Levicës, Jovana Mojsoska, në debatin për rekonstruksionin e Qeverisë, u ndal te Ministria e Shëndetësisë dhe theksoi se ndryshimet e shpeshta kadrovike nuk i zgjidhin problemet e akumuluara në sistemin shëndetësor, i cili përballet me mungesë barnash, institucione jofunksionale, deficit kadrovik dhe partizim:

“Sot këtu arritëm të emërojmë edhe ministrin e tretë të shëndetësisë brenda dy viteve të qeverisjes. Por personat me hemofili prej më shumë se një viti e presin ilaçin, faktorin tetë. Prandaj që në fillim dua ta informoj ministrin e ri, Klekovski, se megjithëse në janar në këtë Kuvend u premtua se tenderi për ilaçin e hemofilisë do të mbërrinte shpejt, jo vetëm që ilaçi vazhdoi të shpërndahej në sasi të kufizuara, por në njëzet ditët e fundit personat me hemofili alarmojnë se nuk po e marrin fare këtë ilaç, i cili është jetik për ta.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close