
Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi po vjen me një projekt të ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Yllka njoftoi se kënga do të publikohet të mërkurën në ora 18:00.
“Diçka e veçantë po vjen”, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar, ku ka ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi i këngës./Klankosova.tv



